Tahiri viziton Trepën’ 89: Premton fushë moderne dhe mbështetje për të rinjtë
Kandidati për Kryetar të Mitrovicës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, ka njoftuar se ka vizituar klubin e futbollit Trepça ’89.
Tahiri përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se Klubi Trepça ’89 është krijuar me shumë sakrificë, deri sa rrugëtimin e bëri bashkë me rezistencën e popullit, duke u shndërruar në krenari për qytetin tonë.
“Fuqinë e ka të rrënjosur në sakrificën dhe qëndresën e atyre që nuk u dorëzuan kurrë.Me talentet e reja që pashë, jam thellësisht i bindur që mitrovicasit do t’i shkelin stadiumet evropiane. Do ta lidhim subvencionimin e klubeve sportive me përfshirjen e fëmijëve të moshës 5–16 vjeçare. Do ta ndërtojmë edhe një fushë moderne të futbollit në Mitrovicë, në qytetin e kampionëve”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:



