Shaqir Totaj: Po e transformojmë shtegun drejt Kalasë së Prizrenit në atraksion modern për vizitorë

Shaqir Totaj: Po e transformojmë shtegun drejt Kalasë së Prizrenit në atraksion modern për vizitorë

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se kanë nisur punimet për transformimin e shtegut të pasmë të këmbësorëve drejt Kalasë së Prizrenit, në gjatësi prej 4 kilometrash.

Ai ka theksuar se projekti përfshin mbjelljen e drunjve, vendosjen e ndriçimit të ri publik, shportave dhe ulëseve për vizitorët, duke e kthyer këtë hapësirë në një destinacion tërheqës për qytetarët e Prizrenit dhe për turistët.

“Ky është një investim i rëndësishëm që do t’ua lehtësojë lëvizjen vizitorëve dhe do të krijojë kushte moderne për të gjithë ata që e frekuentojnë këtë shteg. Prizreni meriton infrastrukturë të tillë që pasuron turizmin dhe përmirëson jetën e qytetarëve tanë”, ka deklaruar Totaj.

Sipas tij, ky projekt është pjesë e vizionit për zhvillimin urban e turistik të Prizrenit, duke e shndërruar qytetin në një model të përparuar për rajonin.

 

Postimi i plotë:

Kanë filluar punimet për transformimin e shtegut të pasmë të këmbësorëve drejt Kalasë së Prizrenit (4km), ku do të mbillen drunj e do të vendoset ndriçim i ri publik, shportat dhe ulëset për vizitorët – infrastrukturë e kushte moderne për vizitorët e shumtë të këtij shtegu, që janë vendës e turistë.

Shpërndaje në: