Zyrtare: Klodian Duro largohet nga Liria
Skuadra e Lirisë ka njoftuar se Klodian Duro nuk ësht më trajner i tyre.
Klubi prizrenas me një postim në rrjetet sociale njoftoi se Duro është larguar për arsye personale, teksa në ditët e ardhshme vendoset trajneri i ri.
Ja njoftimi i klubit:
“Klubi i Futbollit FC Liria njofton se trajneri i ekipit të parë, Klodian Duro, është larguar nga drejtimi i skuadrës për arsye personale.
FC Liria shpreh mirënjohjen më të thellë për përkushtimin, punën e palodhur, kontributin dhe profesionalizmin që trajneri Duro ka treguar gjatë gjithë periudhës së tij në klub. I urojmë suksese të shumta në të ardhmen, si në aspektin personal, ashtu edhe në karrierën profesionale.
Në ditët në vijim, klubi do të njoftojë mbi zgjedhjen e trajnerit të ri dhe hapat e mëtejshëm në drejtimin e skuadrës”, shkruhet në postim.



