Me zemër për Prishtinën, Ardian Krasniqi kandidon për Asamblenë Komunale të Prishtinës
I kalitur nga përvoja e gjatë në mbrojtjen e punëtorëve dhe sfidat e përditshme në shërbimet publike, Ardian Krasniqi hyn në garë me bindjen se qytetarët e Prishtinës meritojnë institucione të forta, transparente dhe të drejta. Ai është kandidati që sjell guximin, ndershmërinë dhe përvojën e duhur për t’u bërë zëri i qytetarëve në Kuvendin Komunal. Ardian Krasniqi mban numrin 13 në listën e Lidhjes për Prishtinën
Ardian Krasniqi, i cili rrjedh nga një familje patriotike, një emër i respektuar në Prishtinë për përvojën mbi 20 vjeçare në sektorët e shëndetësisë, logjistikës dhe shërbimeve publike, tashmë garon për Kuvendin Komunal të Prishtinës nga radhët e Lidhjes për Prishtinën.
Krasniqi sjell me vete një profil të dëshmuar si njeri i fjalës, i vendosur dhe i palodhur në mbrojtjen e interesit të qytetarëve.
Krasniqi është i njohur për rolin e tij si Kryetar i Sindikatës së Ndërmarrjes “Pastrimi”, ku ka përfaqësuar me dinjitet dhe vendosmëri punëtorët e sektorit publik.
Grevat e fundit të punëtorëve treguan edhe njëherë se Ardiani është gjithmonë në ballë të mbrojtjes së të drejtave të tyre, duke u përballur hapur me sfidat dhe duke kërkuar zgjidhje të drejta për qytetarët.
“Po e shpërndave kompaninë e Pastrimit, vështirë me e mbledh përsëri bashkë,” ka thënë ai, duke shprehur përgjegjësinë e thellë për institucionet që mbajnë gjallë qytetin.
Ardian Krasniqi ka zhvilluar platformën zyrtare për pastërtinë dhe menaxhimin e mbeturinave në Komunën e Prishtinës, e cila përmban 10 pika kryesore. Më poshtë gjeni edhe fotot ilustruese të platformës.



Si pjesë e Lidhjes për Prishtinën, Krasniqi ka vënë në qendër të vizionit të tij mbrojtjen e të drejtave të punonjësve, përfaqësimin e ndershëm dhe ngritjen e cilësisë së jetës për qytetarët.
Përvoja e tij në menaxhim dhe organizim, e kombinuar me lidershipin e dëshmuar, e bëjnë atë një kandidat të fortë dhe të besueshëm për Asamblenë e Prishtinës.
Ardian Krasniqi e ka bërë të qartë: “Prishtinalit mbajn fjalën, veprojnë me zemër! Besa është ligj, fjala është veprim. Traditat dhe zakonet nuk guxojnë të preken – ato janë forca jonë!”
Ky është mesazhi i një kandidati që vjen nga njerëzit dhe për njerëzit, duke qëndruar gjithmonë besnik ndaj vlerave të Prishtinës.
Ardian Krasniqi mban numrin 13 në listën e Lidhjes për Prishtinën. Me Krasniqin qytetarët do ta kenë një përfaqësues të ndershëm, një zë të fuqishëm dhe një njeri të fjalës.



