Besnik Osmani i LDK-së viziton familjen Rushiti në Sllatinë: Sakrifica e tyre është një kujtim i gjallë për të gjithë

Besnik Osmani i LDK-së viziton familjen Rushiti në Sllatinë: Sakrifica e tyre është një kujtim i gjallë për të gjithë

Kandidati për kryetar të Komunës së  Fushë Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besnik Osmani ka njoftuar se mbrëmë ka vizituar familjen Rushiti në Sllatinë.

Osmani përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se familja Rushiti gjatë luftës kishte humbur dy anëtar të familjes.

“Mbrëmë vizituam familjen Rushiti në Sllatinë, e cila gjatë luftës ka humbur dy anëtarë të saj më të dashur. Bisedat dhe mikpritja e tyre e ngrohtë na prekën thellë. Faleminderit familjes Rushiti për pritjen dhe përzemërsinë! Sakrifica e tyre është një kujtim i gjallë për të gjithë ne dhe një kujtesë e përhershme se liria e sotme ka ardhur me shumë dhimbje e sakrifica”, ka shkruar ai.

Osmani ka thënë se këto momente të sinqerta me qytetarët tanë na japin forcë dhe besim se së bashku do ta ndërtojmë një të ardhme më të mirë për komunën tonë.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: