Mbyllen pjesët e para të katër ndeshjeve të Superligën, këto janë rezultatet

Mbyllen pjesët e para të katër ndeshjeve të Superligën, këto janë rezultatet

Janë mbyllur pjesët e para të katër ndeshjeve të xhiros së gjashtë të Superligës së futbollit.

Ballkani po avancon në derbin e kësaj xhiroje ndaj Dritës me rezultat 1:0.

Golin e epërsisë për therandasit e shënoi Walid Hamidi në minutën e 39-të.

Nga ana tjetër, kampionët aktualë e barazuan rezultatin me Arb Manajn, por gjyqtari Visar Kastrati e anuloi atë me ndihmën e sistemit VAR për një ndërhyrje të palejueshme paraprake të sulmuesit të gjilanasve.

Ndërkohë, Dukagjini dhe Llapi po barazojnë 1:1 pas 45 minutave të parë të lojës.

Të parët në epërsi kaluan llapjanët përmes Axel Gnapit në minutën e tetë, pasi u shërbye nga Arbnor Ramadani.

Kurse, klinasit i barazuan shifrat në minutat shtesë me anë të Dienit Isufit.

Gjilani dhe Drenica po barazojnë pa gola pas pjesës së parë, kurse 45 minutëshi i parë mes Malishevës dhe Ferizajt u mbyll po ashtu baras, por 1:1.

Për vendësit shënoi Arlind Veliu, kurse për mysafirët Ardit Iljazi.

Shpërndaje në: