Besnik Osmani: Mbështetja për ndërmarrjet vendore është çelës i zhvillimit të Fushë Kosovës
Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka zhvilluar një vizitë në kompaninë “Kosmonte Foods”, ku është takuar me menaxhmentin dhe stafin për të parë nga afër punën dhe kontributin që ajo po jep në ekonominë lokale.
Ai vlerësoi përkushtimin e ndërmarrjes për cilësi, inovacion dhe qëndrueshmëri, duke e cilësuar si një shembull konkret të zhvillimit përmes vizionit dhe punës së palodhshme.
Osmani theksoi se shumë qytetarë të komunës kanë gjetur punësim në këtë kompani dhe se mbështetja për sektorin privat është një ndër prioritetet e tij për të ardhmen.
“Kjo është rruga për një Fushë Kosovë më të zhvilluar dhe më të qëndrueshme ekonomikisht. Bashkë me komunitetin dhe bizneset tona, Fushë Kosova do të ecë PËRTEJ,” u shpreh ai.



