Buja në fshatrat e Lipjanit premton furnizim me ujë e shkolla moderne

Buja në fshatrat e Lipjanit premton furnizim me ujë e shkolla moderne

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka vazhduar fushatën e tij në tri nga vendbanimet kyçe të komunës: Topliqan, Jetën e Re dhe Grackën e Vogël.

Në fjalimin e tij, Buja theksoi kërkesat e qytetarëve për shërbime më cilësore dhe investime konkrete në jetën e përditshme. Sipas tij, banorët e këtyre lagjeve kërkojnë:

Furnizim të pandërprerë me ujë 24/7

Shkolla moderne dhe kushte dinjitoze për nxënësit

Çerdhe dhe kopshte për përfshirje të hershme në arsim

Rrugë të sigurta dhe transport publik funksional që lidh të gjitha lagjet me qytetin

Parqe, shetitore dhe kënde lojërash për familjet

Shpërndaje në: