“Horra, shpifës, kriminelë e faqezi”, Peci çartet sërish për garën në Mitrovicë ndaj Arian Tahirit
Kandidati i GUXO për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, ka shpërndarë një postim në rrjete sociale ku ka përdorur gjuhë të ashpër ndaj kundërkandidatëve të tij, duke e drejtuar veçanërisht kritikën ndaj kandidatit të PDK-së, Arian Tahiri.
“Mitrovica ka plot vështirësi, por gjithë ia del se ka shpirt e energji. Mitrovica nuk iu ka nënshtruar as perandorive e as krajlive, e nuk i nënshtrohet as horrave shpifës, kriminelë e faqezi. Bashkë do i japim fund qeverisjes më dështake në histori”, ka shkruar Peci në Facebook.
Postimi i plotë:



