Vuçiq: Po punojmë në atë që shtetet afrikane të tërheqin njohjen e Kosovës

Vuçiq: Po punojmë në atë që shtetet afrikane të tërheqin njohjen e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot në Nju Jork se po punon që edhe disa vende afrikane të tërheqin njohjen e Kosovës dhe se “do të ketë më shumë informacione për këtë në muajin tetor”.

Në pyetjen e gazetarëve nëse po punohet që edhe disa vende afrikane të tërheqin njohjen e Kosovës, Vuçiq është përgjigjur: “Po punoj për këtë. Në muajin tetor do të keni shumë shpejt informacione të reja. Diçka tashmë e kemi të përfunduar”, transmeton Paparaci, përcjell Periskopi.

Ai ka shtuar se në të gjitha bisedat që delegacioni serb zhvilloi gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka theksuar “pozitën dhe gjendjen e vështirë” të komunitetit serb në Kosovë, veçanërisht që nga koha kur Albin Kurti mori pushtetin.

“Diskutuam me të gjithë për situatën në Kosovë. Theksova gjendjen e rëndë dhe pozitën e vështirë të popullit serb, për atë që po ndodh që nga momenti kur Albin Kurti mori pushtetin”, ka deklaruar Vuçiqi.

Shpërndaje në: