Shukri Buja premton ndërtimin e 450 banesave për veteranët e luftës

Shukri Buja premton ndërtimin e 450 banesave për veteranët e luftës

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka folur në lidhje me dy projekte të rëndësishme të cilat mendon ti realizojë nëse vjen në krye të Lipjanit.

Buja tha se njëri prej tyre është rikthimi i lagjes së veteranëve dhe zgjidhja e problemit të banimit për 450 veteranë të luftës.

Ndërsa projekti tjetër tha se është projekti i lumit ‘Sitnica’.

“Ato që më kanë mbet dhe i kam në zemër janë dy projekte, rikthimi i lagjes së veteranëve të luftës, rikthimin e tetë hektarëve, një projekt jashtëzakonisht i mirë. Përveç banimit e ka edhe shkollën. Bëhet fjalë për ndërtimin e lagjes së veteranëve, me koncesion atëherë të menduar e tani është me partneritet publiko-privat, eshte fjala për zgjidhjen e banimit të 450 veteranëve të cilët kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në luftën çlirimtare. Projekti tjetër i cili do të jetë gjithsesi sepse ka qenë që nga viti 2012 nga USAID i investuar si projekt detal është i lumit ‘Sitnica’ ku parashihet edhe pjesa urbane e qytetit për çiklizëm për ecje, për gjelbërim, relaksim. Ky projekt është jashtëzakonisht i madh, rreth 10 milion” tha Buja.

Shpërndaje në: