Real Madridi shpall listën për derbin me Atleticon, rikthehet ylli i skuadrës

Real Madridi shpall listën për derbin me Atleticon, rikthehet ylli i skuadrës

Real Madridi ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për derbin e zjarrtë të Madridit ndaj Atletico Madrid, që zhvillohet të shtunën në “Wanda Metropolitano”.

Trajneri Carlo Ancelotti ka thirrur emra të mëdhenj, por edhe është rikthyer pas një periudhe qendërsulmuesi brazilian Endrick, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Lista e plotë e të ftuarve:

Portierë: Courtois, Lunin, Sergio Mestre

Mbrojtës: Carvajal, Militao, Alaba, Asensio, Carreras, Fran Garcia, Huijsen

Mesfushorë: Bellingham, Camavinga, Valverde, Tchouameni, Arda Guler, Ceballos

Sulmues: Vinicius Jr, Endrick, Mbappe, Rodrygo, Gonzalo, Brahim, Mastantuono

Pavarësisht rikthimeve, Real Madridi pritet t’i qëndrojë besnik formacionit të zakonshëm – ku pikëpyetja e vetme është nëse Jude Bellingham do të rikthehet si titullar, apo prapë sulmi do të jetë i krijuar nga Mbappe, Arda Guler e Mastantuono./Periskopi/

Shpërndaje në: