Mesazhi i fortë i Guardiolës: Këtë sezon do t’i befasojmë të gjithë

Mesazhi i fortë i Guardiolës: Këtë sezon do t’i befasojmë të gjithë

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka shprehur besimin e madh për sezonin aktual, duke theksuar se skuadra e tij është gati për sfidat që e presin.

Man City edicionin e kaluar ishte larg formës që jemi mësuar ta shohim, ku u eliminuan nga Real Madridi në Ligën e Kampionëve, ndërsa ranë herët nga gara për titullin kampion në Angli.

Megjithatë, Guardiola ka konfirmuar se situata ka ndryshuar dhe është optimist se do të arrijnë të fitojnë trofe këtë sezon.

“Kjo është një javë shumë e rëndësishme për ne, me ndeshjet e fundit para pushimit të kombëtareve. Javën e kaluar kishim përballje jashtëzakonisht të vështira me kundërshtarë kërkues”.

“Jam i gatshëm për këtë javë, për Ligën e Kampionëve sërish – gjithmonë më jep emocione fakti që jemi ende pjesë e këtij turneu. Dy ndeshje në Ligën Premier, pastaj do të pushojmë”, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

“E di që askush nuk më beson, por unë jam jashtëzakonisht optimist dhe pozitiv për atë që do të ndodhë këtë sezon”, tha Guardiola./Periskopi/

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Trump paralajmëron: Një vend që furnizon Iranin me armë ushtarake do të tarifohet menjëherë me 50% për të gjitha mallrat

Shtetet e Bashkuara do të vendosin tarifa prej 50% për “të gjitha” mallrat e importuara…

Përfaqësuesi i Francës në OKB: E papranueshme që autorët e Banjskës të jenë të lirë edhe dy vite pas sulmit

Përfaqësuesi i Francës në Kombet e Bashkuara, Jérôme Bonnafont, në fjalën e tij në Kombet…

“A është e vërtetë që 9 vende kanë bllokuar Shqipërinë me veto?” – Rama: Është barsoletë

Kryeministri Edi Rama komentoi për herë të parë zërat se nëntë vende të BE kanë…

Përfaqësuesja e MB: Kosova e Serbia t’i zbatojnë marrëveshjet ekzistuese, Beogradi ta vë para përgjegjësisë Radojiçiqin

Përfaqësuesja e Mbretërisë së Bashkuar në OKB ka thënë se Londra zyrtare i bën thirrje…

Shefi i UNMIK e çon në OKB temën e moszgjedhjes së Presidentit në Kosovë dhe sulmet ndaj gazetarëve

Shefi i UNMIK Peter Due, në raportimin e tij të parë në OKB, ka përmendur…

Sorensen deklarohet pas takimeve në Beograd

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, ka zhvilluar…

Përfaqësuesja e SHBA: Kurti dhe Vuçiq t’i evitojnë eskalimet, të ulen në tavolinë

Përfaqësuesja e SHBA-së në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Tammy Bruce, ka thënë se populli…

Konjufca i ashpër në Këshillin e Sigurimit: Gjykata Speciale u krijua nga Kosova, jo nga UNMIK-u – duhet t’i raportoj Kuvendit

Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, ka folur për Gjykatën Speciale në Këshillin e Sigurimit. Ai…