Shukri Buja pritet me përkrahje të madhe në Banullë, Gllogoc dhe Qellopek

Shukri Buja pritet me përkrahje të madhe në Banullë, Gllogoc dhe Qellopek

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, vazhdoi takimet elektorale me qytetarët, duke u ndalur këtë herë në fshatrat Banullë, Gllogoc dhe Qellopek. 


Buja prezantoi vizionin e tij për zhvillimin e këtyre zonave, duke theksuar rëndësinë e projekteve konkrete që do ta përmirësojnë jetën e përditshme të qytetarëve.

Ai u zotua për investime në arsim përmes ndërtimit të një shkolle moderne, përmirësim të infrastrukturës rrugore, shërbime shëndetësore më cilësore, si dhe përkrahje për gratë dhe rininë lokale.

“E ardhmja është këtu, prandaj fitorja është e jona,” u shpreh Buja.

 

Postimi i plotë:

Faleminderit për përkrahjen madhështore sonte!

Me punë dhe projekte konkrete do t’ua kthejmë këtë besim të madh.

Banullë, Gllogoc e Qellopek, tre fshatra, një vizion i përbashkët!

Shkolla moderne, rrugë të sigurta, shëndet për të gjithë, si dhe gra e rini që ecin përpara.

E ardhmja është këtu prandaj fitorja është e jona!

Shpërndaje në: