Faqja e VV’së “Me Kryeministrin” përkrah Ramiz Lladrovcin

Faqja e VV’së “Me Kryeministrin” përkrah Ramiz Lladrovcin

“I vetmi kryetar që duhet të fitojë në Drenas është Ramiz Lladrovci”, është  mbishkrimi i faqes “Me Kryeministrin”.

Një video e publikuar në faqen “Me Kryeministrin”, e cila shihet si kanal i afërt me Vetëvendosjen dhe kryeministrin Albin Kurti, ka nxitur reagime në opinion.

Në video, krahas imazheve, shfaqet mbishkrimi:

“I vetmi kryetar që duhet të fitojë në Drenas është Ramiz Lladrovci”. Mesazhi është interpretuar si një përkrahje e hapur ndaj kandidatit aktual të kësaj komune.

Në fund të videos theksohet edhe një tjetër citat:

“Ramiz Lladrovci është kampion vetëm i Albin Kurtit”.

Ky publikim ka hapur dilema politike për qëndrimin e Vetëvendosjes në Drenas, duke ngritur pyetje mbi pozicionimin real të partisë në këtë garë zgjedhore.

Shpërndaje në: