Rrahim Tërnava zotohet për ndryshim real në Fushë Kosovë
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrahim Tërnava, ka prezantuar programin e tij për zgjedhjet lokale në Fushë Kosovë, duke e cilësuar atë si një plan të bazuar në nevojat reale të qytetarëve dhe me zgjidhje konkrete për problemet që ata përballin çdo ditë.
“Ky është programi im për të sjellë ndryshim të prekshëm në Fushë Kosovë. Çdo pikë e këtij programi është ndërtuar mbi nevojat reale të qytetarëve dhe zgjidhje konkrete. Nëse beson se Fushë Kosova meriton më shumë, atëherë bashkohu me ne”, është shprehur Tërnava.



