Arbër Ismajli: Bashkë me mësimdhënësit ndërtojmë të ardhmen e arsimit në qytetin tonë

Arbër Ismajli: Bashkë me mësimdhënësit ndërtojmë të ardhmen e arsimit në qytetin tonë

Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arbër Ismajli, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me mësimdhënësit e kësaj komune.

Ismajli përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se mësimdhënësit e Komunës së Gjilanit, njerëzit që ditë pas dite ndriçojnë rrugën e brezave tanë dhe janë gurëthemel i ndërtimit të ardhmes sonë.

“Ky takim ishte edhe në nder të babait tim të ndjerë, profesor Ruzhdi Ismajli, dhe nënë sime prof. Zize Ismajli, të cilët punuan me vite të tëra me këta kolegë dhe i dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm arsimit dhe zhvillimit të qytetit tonë. Puna dhe sakrifica e tyre vazhdojnë të jenë frymëzim për të gjithë ne dhe kolegët e tij.Mësimdhënësit tanë janë shtyllë e zhvillimit dhe ndërtimit të shoqërisë sonë. Ata janë hero të heshtur që e kanë ndërtuar bazën e arsimit në Gjilan me mund, sakrificë dhe me rrezik jete që nga paralufta”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: