Marevci: Ka jetë edhe përtej politikës, jeta vazhdon edhe pas saj
Kandidati për Asamblenë Komunale të Ferizajt nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Selim Marevci, ka thënë fushata është veç një etapë dhe jeta vazhdon edhe pas saj.
Marevci përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka dhënë një mesazh duke thënë se ka momente që vlejnë më shumë se cdo garë.
“Fushata është veç një etapë, jeta vazhdon edhe pas saj.Ka jetë pas politikës, ka momente që vlejnë shumë më shumë se çdo garë.E vetmja gjë që mbetet përherë është respekti që japim mes vete, pa dallime politike, fetare apo racore. Le ta mbajmë këtë frymë: Paqe.Respekt e dashni pa dallime politike”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:



