“Gënjeshtra dhe mashtrime”: Rruga Junik-Gjeravicë, Ruzhdi Shehu e paraqet si punë të tij, por del të jetë i ish kryetarit Agron Kuçit

“Gënjeshtra dhe mashtrime”: Rruga Junik-Gjeravicë, Ruzhdi Shehu e paraqet si punë të tij, por del të jetë i ish kryetarit Agron Kuçit

Kryetari aktual, dhe kandidati për këtë post në këtë komunë nga radhët e LDK’së, Ruzhdi Shehu ka përuruar qytetarët për rrugën Junik-Gjeravicë, raporton Periskopi.

Ai duke e paraqitur si projekt të kryer nga ta, thotë se ka qenë ëndërr të junikasve.

“Të dashur junikas, Gjatë mandatit të parë, kemi ndërtuar rrugën e bjeshkës Junik – Gjeravicë. Ky projekt ka qenë ëndërr e të gjithë junikasve, për të cilën Juniku ka pritur që nga paslufta.
Sot kjo rrugë është realitet, një premtim tjetër i mbajtur para junikasve”, shkruan ai në Facebook.

Megjithatë këtij postimi të Shehut, i kanë reaguar nga faqja “Juniku Post” të cilët deklarimet e kryeatrit i quan gënjeshtra.

Në reagim thuhet se kjo rrugë që Shehu e ka paraqitur si punë e tij, është e ish kryetarit Agron Kuçi.

“Puna e huaj nuk blihet, dhe nuk bëhet e juaja”, thuhet ndër të tjera, ku krahas postimit kanë pu?likuar dhe fotografi nga marrëveshja që Kuçi kishte bërë për këtë projekt.

Postimi i plotë i Juniku Post:

A ju ka mbetur ende dinjitet?

Po e shoh që çdo ditë po përsëriten gënjeshtrat dhe mashtrimet nga oponentët politikë dhe disa paterica të tyre, kinse media. Sado që e përsëritni gënjeshtrën, ajo gënjeshtër mbetet. Ndoshta ju vetë filloni ta besoni si të vërtetë, sepse të tillë jeni, por jo edhe qytetarët e ndershëm të Junikut. Është e vërtetë që ëndrra e junikasve është bërë realitet, por me Agron Kuçin. Është e vërtetë që Juniku ka marrë një kahje tjetër dhe një hov të madh në zhvillimin e turizmit.
Unë po ju ofroj dëshmi sa të doni që kjo rrugë dhe ky projekt është i Agron Kuçit, ju përveç videove duke ecur nëpër këtë rrugë, a keni ndonjë dëshmi që ky projekt është i juaji?
Mosni, more! Edhe humbja është e ndershme kur je në garë fer, por ruani dinjitetin. Që do ta humbni garën e keni të sigurt, për dinjitetin njerëzor, varet nga ju se sa do të vazhdoni me shpifje, gënjeshtra dhe manipulime.
Shikoni fotot dhe filloni ta kuptoni më mirë, puna e huaj nuk blihet dhe nuk bëhet e juaja.

Agron Kuçi 174☑️

Shpërndaje në: