Digjet një veturë në Lipjan

Digjet një veturë në Lipjan

Një veturë e tipit BMW, është përfshirë nga zjarri në orët e vona të së shtunës.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën në Lipjan, njofton raporti 24 orësh i policisë.

Nuk bëhen të ditura shkaqet e këtij incidenti.

Zjarri është lokalizuar nga ekipi i zjarrfikësve, derisa nuk raportohet për të lënduar.

Lidhur me rastin kanë nisur hetimet dhe po cilësohet si “Zjarrvënie”.

Shpërndaje në: