Miratohet buxheti për Komunën e Rahovecit, në vlerë prej 21.5 milionë euro
Kandidati i AAK-së për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar se është miratuar buxheti në vlerë prej 21.5 milionë euro për këtë komunë.
“Buxheti për vitin 2026 me 15 vota PËR, 1 kundër dhe asnjë abstenim. Buxheti kap vlerën 21,547,734.00€ dhe synon të realizojë një sërë projektesh të rëndësishme për zhvillimin e komunës sonë”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
MIRATOHET BUXHETI PËR VITIN 2026, MBI 21.5 MILIONË EURO PËR PROJEKTE QË TRANSFORMOJNË RAHOVECIN
Në mbledhjen e sotme të Kuvendit të Komunës së Rahovecit, u miratua buxheti për vitin 2026 me 15 vota PËR, 1 kundër dhe asnjë abstenim.
Buxheti kap vlerën 21,547,734.00€ dhe synon të realizojë një sërë projektesh të rëndësishme për zhvillimin e komunës sonë.Urime të gjithë qytetarëve të Rahovecit!



