Trump i prezanton Netanyahut planin me 21 pika për t’i dhënë fund luftës

Trump i prezanton Netanyahut planin me 21 pika për t’i dhënë fund luftës

Presidenti amerikan Donald Trump po nxit Izraelin të pranojë një plan të ri paqeje gjatë takimit që po zhvillon në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin Benjamin Netanyahu.

Sipas mediave amerikane, që publikojnë pjesë të planit me 21 pika, ai parashikon lirimin e të gjitha pengjeve brenda 48 orëve nga konfirmimi i marrëveshjes dhe lirimin në këmbim të të burgosurve palestinezë nga Izraeli, përcjell euronews.al.

Gjithashtu, anëtarëve të Hamasit që do të zotohen për paqe do t’u garantohet amnisti, me kushtin që grupi islamik të mos ketë rol në të ardhmen e territorit dhe që strukturat e tij të zhbëhen.

Nga ana tjetër, Forcat Mbrojtëse Izraelite do të tërhiqen gradualisht nga Rripi i Gazës dhe enklava do të qeveriset nga një qeveri tranzicioni e përkohshme. Trump është shprehur besimplotë se paqja do të arrihet./Periskopi/

Shpërndaje në: