Trumpi në konferencë me Netanyahun: Sot është një ditë historike për paqen

Trumpi në konferencë me Netanyahun: Sot është një ditë historike për paqen

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se një marrëveshje paqeje është “më shumë se shumë afër”, duke e cilësuar këtë moment si potencialisht një nga ditët më të rëndësishme në historinë e qytetërimit.

Gjatë një deklarate për mediat, Trumpi tha se është duke punuar ngushtë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, për të arritur paqen në Lindjen e Mesme, raporton koha.net, përcjell Periskopi.

“Kjo është potencialisht një nga ditët më të mëdha ndonjëherë në qytetërim”, ka theksuar Trumpi.

Megjithatë, Trumpi theksoi se pranimi nga ana e Hamasit ende nuk është i garantuar.

“Nëse pranohet nga Hamasi, kjo marrëveshje parasheh lirimin e të gjithë pengjeve të mbetura menjëherë, por në asnjë rast më vonë se 72 orë,” tha ai.

“Sot është një ditë historike për paqen,” ka deklaruar Trumpi.

Ai tha se së bashku me Netanyahun kanë përfunduar një takim ku tema kryesore ishte ndalja e konfliktit në Gaza, ndërsa shtoi se janë duke prezantuar zyrtarisht një plan paqeje me 21 parime, për të cilin, sipas tij, “njerëzit kanë shprehur vërtetë pëlqim”.

Shpërndaje në: