Ferit Idrizi takon kryetarin e BIK në Vushtrri: Diskutuam për arritjet e realizuara gjatë këtij mandati
Kandidati për kryetar në Vushtrri, Ferit Idrizi ka takuar kryetarin e BIK-ut, Ejup Hazirin, raporton Periskopi.
Ai gjatë këtij takimi diskutoi për arritjet që janë realizuar gjatë mandatit.
Postimi i plotë:
Në një atmosferë të ngrohtë e miqësore, u pritëm nga kryetari i BIK-ut në Vushtrri, Dr. Ejup Haziri, së bashku me hoxhallarët.
Gjatë bashkëbisedimit diskutuam për arritjet e realizuara gjatë këtij mandati, ndërsa morëm edhe falënderime për bashkëpunimin e ngushtë që kemi pasur ndër vite.
Ky bashkëpunim do të vazhdojë me përkushtim edhe në të ardhmen.



