Fehmi Kupina: Lidhja për Prishtinën do të mbështesë fuqishëm Organizatën “Sindrom Down”

Fehmi Kupina: Lidhja për Prishtinën do të mbështesë fuqishëm Organizatën “Sindrom Down”

Kandidati i Lidhjes për Prishtinën, Fehmi Kupina, ka vizituar Organizatën “Sindrom Down” në Prishtinë, së bashku me kandidatët për Kuvend Komunal, Agnesa Rexhepi Demiri dhe Vebi Mujku. Ata u njoftuan nga afër me punën dhe shërbimet që ofron kjo qendër dhe degët e saj në Kosovë.

Kupina tha se shërbimet e kësaj organizate janë thelbësore jo vetëm për përfituesit e drejtpërdrejtë, por edhe për ngritjen e kapaciteteve të institucioneve arsimore dhe kopshteve në trajtimin e rasteve të fëmijëve me sindromën Down.

“Në kuadër të programit social të Lidhjes për Prishtinën, kemi paraparë përkrahjen dhe fuqizimin e Organizatës ‘Sindrom Down’. Do të kujdesemi që kjo qendër të ketë mbështetje të vazhdueshme, përfshirë mbulimin e shpenzimeve financiare të nevojshme për funksionimin e saj, në mënyrë që të ofrojë shërbime sa më cilësore për komunitetin”, u shpreh Kupina.

Postimi i plotë:

Vizitë në Organizatën Sindrom Down
Bashkë me kandidatët për Kuvend Komunal Agnesa Rexhepi Demiri dhe Vebi Mujku u njoftuam me punën dhe shërbimet që ofron qendra në Prishtinë dhe degët e saj në Kosovë.
Shërbimet e kësaj qendre janë të specializuara, jo vetëm për përfituesit e saj të drejtpërdrejtë, por edhe përmes ngritjes së kapaciteteve të institucioneve arsimore dhe kopshteve në trajtimin e rasteve të fëmijëve me sindromën Down.
Lidhja e Prishtinës, në kuadër të programit të saj social, ka paraparë përkrahjen dhe fuqizimin e kësaj organizate në ofrimin e shërbimeve sa më cilësore. Kjo përkrahje realizohet edhe përmes mbulimit të shpenzimeve financiare të nevojshme për funksionimin e saj.

Shpërndaje në: