Miftaraj kritikon ashpër Vetëvendosjen: Sinonim i shkeljeve kushtetuese dhe korrupsionit
Ehat Miftaraj nga IKD, , ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se seanca konstituuive e Kuvendit nuk ka përfunduar, siç e ka shpallur Lëvizja Vetëvendosje përmes kryetarit të zgjedhur, Dimal Basha.
Miftaraj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka kritikuar Vetëvendosje duke thënë se LVV është sinonim i shkeljeve kushtetuese, keq-qeverisjes, korrupsionit dhe subvencioneve për familjarë të Fitores.
‘‘Komunikata e Gjykatës Kushtetuese:Do habitesha shumë nëse LVV e kuptom dhe zbaton Kushtetuten, respekton sundimin e ligjit, qeverisjen e mirë, lufton korrupsionin.Përndryshe, LVV është sinonim i shkeljeve kushtetuese, keq-qeverisjes, korrupsionit dhe subvencioneve për familjarë të Fitores.Dejona tash permes ushtareve te saj na mban ligjerata mbi patriotizmin dhe parimet kushtetuese’’, ka shkruar Miftaraj.
Postimi i plotë:
Vendos Gjykata Kushtetuese: Kuvendi nuk është konstituuar pa nënkryetarin serb



