“Përpjekjet për të politizuar punën e Gjykatës… minojnë besimin e publikut në institucione”, OSBE mirëpret vendimin e Kushtetuese, bën thirrje për respektim

“Përpjekjet për të politizuar punën e Gjykatës… minojnë besimin e publikut në institucione”, OSBE mirëpret vendimin e Kushtetuese, bën thirrje për respektim

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që konstaton se Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar.

Këtë vendim e ka mirëpritur OSBE-ja derisa e riafrimon mbështetjen e plotë për punën e GJykatës Kushtetuese.

Tutje nga misioni bëjnë thirrje për respektimin e këtij vendimi.

“Vendimet e saj (Gjykatës Kushtetuese) duhet të respektohen dhe zbatohen plotësisht, pa ndikim ose ndërhyrje të panevojshme”, thuhet në reagim, ku krahas kësaj u bëhet thirrje aktorëve politikë për konstituim të Kuvendit.

“Misioni u bën thirrje të gjithë aktorëve politikë të mbështesin konstituimin e Kuvendit në përputhje me kornizën ligjore dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese”, shton OSBE.

Krhahas kësaj, minsioni thotë se i ka parë me shqetësim deklaratat sulmuese ndaj Gjykatës Kushtetuese. “Përpjekjet për të politizuar punën e Gjykatës dhe sistemin më të gjerë gjyqësor minojnë besimin e publikut në institucionet e Kosovës. Ato gërryejnë besimin në sundimin e ligjit dhe mund të vënë në pikëpyetje zhvillimin demokratik të Kosovës”, thonë nga misioni.

 

 

Shpërndaje në: