Gashi: Instalohet ndriçim smart në rrugën “B”, “C’ dhe në një pjesë të rrugës “Enver Maloku”
Bekim Gashi kandidat nga Lidhja Demokratike e Kosovës për Kuvendin Komunal të Prishtinës, ka njoftuar se në rrugën “B” dhe “C”, dhe në një pjesë të rrugës “Enver Maloku” është vendosur ndriçimi smart LED.
“Ky investim është bërë për të rritur sigurinë, komoditetin dhe efikasitetin energjetik në qytetin tonë”, ka njoftuar Gashi.
Postimi i plotë:
Ndriçim i ri smart LED në Prishtinë
Kemi realizuar ndriçimin smart LED në rrugën B, rrugën C, si dhe në një pjesë të rrugës Enver Maloku.
Ky investim është bërë për të rritur sigurinë, komoditetin dhe efikasitetin energjetik në qytetin tonë.
Prishtina po ndriçohet çdo ditë e më shumë për një qytet më modern dhe më të sigurt për të gjithë qytetarët.



