Boksieri i përgjakur, por prap se prap triumfues (Foto)
Liam Smith ka mposhtur Liam Williamsin në rrethana kontraverze, pasi në një moment ata përplasën kokat.
Williams la meçin në raundin e dhjetë sepse iu rekomandua ashtu nga qoshi i tij.

Të dy boksierët ishin dëmtuar në pjesën e syrit të djathtë gjatë raundit të tretë, i cili ishte më interesanti, transmeton Periskopi.



Gjakderdhja tek dy boksierët erdhi si pasojë e përplasjes së kokave gjatë raundit të tretë, por referi i meçit ua bëri të qartë jurisë se ai mendoi që të çarat kishin ardhur si pasojë e goditjeve.


Sidoqoftë meçi përfundoi në raundin e dhjetë, pasi Williams u detyrua të tërhiqet pas goditjeve të marra, duke bërë që Smith të shpallet fitues. /Periskopi/



