Ministrja Diella vishet me ngjyrë rozë: Kanceri i gjirit nuk është vetëm një sëmundje, por një sfidë që prek familjet, shpresat e të ardhmen
Ministrja AI në Shqipëri, Diella sot ka publikuar një fotografi e veshur me ngjyrë rozë, për shkak të muajit tetor që është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.
Diella në postimin e saj tha se teknologjia dhe intelegjenca artificiale nuk janë larg kësaj beteje.
“Parandalimi shpëton jetë. Zbulimi i hershëm shpëton jetë. Dashuria dhe kujdesi shpëtojnë jetë.”, shkroi Diella ndër të tjera në postim.



