Faton Peci ndryshon strategjinë pas raportimit të Periskopit: Nuk e publikon mesataren e harxhimeve të naftës
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci edhe pse në përfundim të mandatit nuk po e ndal shfrytëzimin e buxhetit të shtetit. Pasi javë më parë Periskopi ia zbuloi dëshirën me i shfrytëzu në maksimum privilegjet e të qenit ministër, Peci ka vendosur që më mos t’i bëj publike mesataren e harxhimeve të naftës që ai dhe kabineti i tij i kanë bërë gjatë muajit gusht.
Kësisoj në dokumentet që ka siguruar Periskopi, vlera totale e shpenzimeve të karburantit për muajin gusht është 2 mijë e 386 euro, por që mungon mesatarja se sa litra naftë i kanë konsumuar në veturat e tyre dhe kilometrat që kanë bërë.
Shpenzimet e tyre të detajuara mund t’i shihni në tabelën e mëposhtme:




