“Kush është Diego?”: Momenti briliant kur Mourinho u hutua nga tifozët e United (Foto)
Jose Mourinho nuk ishte i impresionuar me zgjedhjen e këngëve që kishin bërë tifozët e Manchester United, gjatë ballafaqimit me Sunderland.
Tifozët e United brohorisnin dhe këndonin ‘Diego, Diego’ – duke iu referuar ish sulmuesit të United, Diego Forlan, i cili ka shënuar një dy golësh të famshëm në Anfield ndaj Liverpoolit.
Situatën duket se ia sqaroi veterani i ‘Red Devils’, Michael Carrick, i cili ia tregoi origjinën e brohoritjes, transmeton Periskopi.




Skuadra nga Old Trafford triumfuan me rezultat 3-0, në ‘Stadiumin e Dritave’. /Periskopi/



