Agim Aliu: Basketbolli po vjen fuqishëm në Ferizaj me klubin ‘Ferizaj Wolves’

Agim Aliu: Basketbolli po vjen fuqishëm në Ferizaj me klubin ‘Ferizaj Wolves’

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka mirëpritur ekipin themelues të klubit të basketbollit “Ferizaj Wolves” në një takim zyrtar, ku ka ofruar mbështetjen e tij për këtë projekt me rëndësi për komunitetin.

“Basketbolli po vjen fuqishëm në Ferizaj🏀 me klubin ‘Ferizaj Wolves’, nismë kjo vizionare e ndërmarrë nga ferizajasi, basketbollisti elitar i ligave ndërkombëtare të basketbollit, Ergin Grosha, të cilin bashkë me znj. Iliriana Groshën, z. Leonit Tanaj dhe z. Lum Mitën i prita në takim, për t’i ofruar gjithë mbështetjen në këtë rrugëtim për ringritjen e basketbollit ferizajas”, u shpreh kryetari Aliu.

Shpërndaje në: