Kupina: KF Flamurtari vazhdon t’i jap Kosovës e arenës ndërkombëtare fullbolist cilësor.
Fehmi Kupina, kandidat nga Lidhja e Prishtinën për kryetar të Prishtinës ka vizituar klubin e futbollit “Flamurtari”.
“Me ngjyrat tradicionale shqiptare, Kuq e Zi, KF Flamurtari vazhdon t’i jap Kosovës e arenës ndërkombëtare fullbolist cilësor”, ka shkruar Kupina.
Postimi i plotë:
Kënaqësi të vizitojmë një prej klubeve më të mëdha të Kryeqytetit, KF Flamurtari. Se futbolli është sporti më popullor në Kosovë vërehet lehtë nga numri i madh i të rinjve që me vullnet të rrallë punojnë drejt suksesit siç bënin këta djelmosha të KF Flamurtarit.
Me ngjyrat tradicionale shqiptare, Kuq e Zi, KF Flamurtari vazhdon t’i jap Kosovës e arenës ndërkombëtare fullbolist cilësor.
Me Dukagjinin dhe Arbenin, ju premtuam se investimi në futboll do të jetë prioritet i lartë i Lidhjes së Prishtinës. Vizita në këtë klub na la me përshtypje të jashtëzakonshme nga motivimi i këtyre djelmoshave për të arritur majat e futbollit ndërkombëtar.



