Tuna pozon si Beyonce
Muaj më parë këngëtarja Beyonce njoftoi përmes një postimi të saj në Instagram që është në pritje të dy binjakeve.
Fotografia e saj u bë një ndër më të pëlqyerat në historinë e Instagramit, por këtë herë duket se Tuna po e kopjon atë, përcjell Koha.net.
Këngëtarja Altuna Sejdiu e njohur si Tuna, ka postuar një fotografi në Instagram ku duket mjaft njëjtë me atë të Beyonces.
Tuna është në javën e 36-të të shtatzënisë dhe është në pritje të një djali.




