Rrahim Ternava: Me ne në qeverisje, do të ketë vetëm investime të mirëfillta e moderne
Kandidati për kryetar të Fushë Kosovës nga radhët e PDK, Rrahim Ternava është zotuar që nuk do të ketë më investime sic i quan ai “kota”, raporton Periskopi.
Ai thotë se me qeverisjen e tij do të ketë vetëm investime të mirëfillta.
🚫 Nuk do të ketë më investime të kota për sportin dhe rekreacionin në qytetin tonë!
Me ne në qeverisje, do të ketë vetëm investime të mirëfillta e moderne që i shërbejnë të rinjve dhe komunitetit:
✅ Infrastrukturë moderne në stadiume dhe palestra sportive
✅ Ndërtim i qendrave të reja sportive me të gjitha kushtet përcjellëse edhe në fshatra
💪 Sporti është shëndet, është disiplinë dhe është e ardhme për gjeneratat tona.
Fushë Kosova meriton #MaMIRË! #RrahimTernava191



