Imri Ahmeti merr mbështetje në Gumnasellë: Përtej fjalëve, me punë, për Lipjanin!
Kandidati i LDK-së për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti, është pritur me entuziazëm dhe përkrahje të jashtëzakonshme nga qytetarët e Gumnasellës.
Në një tubim të mbajtur atje, ai theksoi se programi i tij nuk është thjesht një listë premtimesh, por një plan i qartë që fokusohet në zhvillim të qëndrueshëm, përkrahje për bujqësinë, përmirësim të arsimit dhe shëndetësisë.
Ahmeti falënderoi qytetarët e Gumnasellës për përkrahjen dhe besimin, duke nënvizuar se ky përkushtim nga ana e tyre është një motivim shtesë për të vazhduar punën me përkushtim edhe më të madh.
“Përtej fjalëve, me punë, për Lipjanin!”, ishte mesazhi i tij kryesor nga ky tubim, duke vënë në pah se ndryshimi dhe zhvillimi vijnë vetëm përmes punës së palodhshme dhe bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët.
Postimi i plotë:
Mbështetje e jashtëzakonshme e qytetarëve punëtorë në Gumnasellë, të cilët dëshmuan besimin e tyre të pakursyer në rrugën e zhvillimit.
Tubime si ky tregojnë qartë se qytetarët besojnë në programin tonë, i cili nuk është thjesht një listë premtimesh, por një plan i qartë që fokusohet në zhvillim, bujqësi, arsimin dhe shëndetësinë.
Përtej fjalëve, me punë, për Lipjanin!
Faleminderit Gumnasellë, për këtë mbështetje të jashtëzakonshme!
#LDK113



