Arian Tahiri: Më shumë mjekë, më shumë barna dhe më pak pritje për qytetarët e Mitrovicës

Arian Tahiri: Më shumë mjekë, më shumë barna dhe më pak pritje për qytetarët e Mitrovicës

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka premtuar zgjerim dhe përmirësim të shërbimeve shëndetësore për qytetarët e komunës, shkruan Periskopi.

Në një postim në Facebook, ai theksoi rëndësinë e investimeve në shëndetësi, duke përmendur si sukses ekzistues Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, që sipas tij është më modernja në rajon.

“Në qeverisjen time, mjekët do të vijnë edhe në shtëpitë tuaja,” tha Tahiri, duke paralajmëruar një model të ri të qasjes në kujdesin shëndetësor.

Ai shtoi se shumica e fshatrave tashmë kanë qendra të reja apo të renovuara të mjekësisë familjare, dhe se prioriteti i tij do të jetë shërbimi i shpejtë, i barabartë dhe i arritshëm për të gjithë.

Shpërndaje në: