Probleme liderësh? Diego Costa ‘çartet’ me N’Golo Kanten (Foto/Video)
Yjet e Chelseat, Diego Costa dhe N’Golo Kante kanë qenë vital në suksesin e klubit londinez këtë sezon, por kur vie puna te FIFA 17 nuk duket të jenë miq të mirë.
Costa njihet si gjaknxeht, ndërsa Kante është e kundërta e tij.
Dhe kur dyshja vendosën të ndeshen në FIFA ishte e qartë se kush do të nervozohej, transmeton Periskopi.
Në video mund të shihet kur sulmuesi i gjysmëzhveshur ngritet dhe e qorton në gjuhën portugeze mesfushorin.

Nuk dihet se çfarë ndodhi në lojë, por është e qartë se Costas nuk i pëlqeu. /Periskopi/



