Renovimi i banesave te “Rrethi i Flamurit”, Përparim Rama prezanton ‘ndryshimin e madh’

Renovimi i banesave te “Rrethi i Flamurit”, Përparim Rama prezanton ‘ndryshimin e madh’

Kandidati i LDK`së për kryetar të kryeqytetit, Përparim Rama, ka prezantuar “ndryshimin e madh” te banesat që njihen si banesat te “Rrethi i Flamurit”, e për të cilat tha se dikur ofronin imazh jo të duhur në hyrje të kryeqytetit.

“Sot, ato janë transformuar e renovuar tërësisht”.

Ndryshimin e ka paraqitur me një video kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

‘Banesat te “Rrethi i Flamurit” para dhe pas!”, ka shkruar ai.

Projektet e Përparim Ramës mund të gjenden në platformën Prishtina Work.

Shpërndaje në: