Kosova publikon listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet me Slloveninë dhe Suedinë, i ftuar edhe Edon Zhegrova

Kosova publikon listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet me Slloveninë dhe Suedinë, i ftuar edhe Edon Zhegrova

Përzgjedhësi Franco Foda ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar te Kosova për ndeshjet e muajit tetor.

Për herë të parë te Kosova është grumbulluar mbrojtësi i talentuar Albian Hajdari, ndërsa është rikthyer sulmuesi Milot Rashica, i cili nuk ishte ftuar dy ndeshjet e kaluar.

 

Përkundër spekulimeve se Zhegrova është liruar nga kampi, në listën e Fodës figuron emri i tij.

Mungesë e madhe përsëri pritet të jetë Amir Rrahmani, i cili u lëndua me Napolin.

 

Kosova do të luaj me 10 tetor kundër Sllovenisë në “Fadil Vokrri” dhe më 13 tetor do të përballet me Suedinë në udhëtim.

Shpërndaje në: