Tërnava: Projekti i ngrohtores do ta ndryshojë jetën e qytetarëve

Tërnava: Projekti i ngrohtores do ta ndryshojë jetën e qytetarëve

Kandidati i PDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, Rrahim Tërnava, ka prezantuar një nga projektet kryesore të programit të tij – ndërtimin e një ngrohtoreje të qytetit me sistem kogjenerimi.

Në një postim në Facebook, Tërnava ka theksuar vështirësitë me të cilat përballen qytetarët gjatë sezonit të dimrit.

“Qytetarë të Fushë Kosovës, të gjithë e dimë sa të larta janë faturat mujore për ngrohje. Familjet tona po shpenzojnë shumë – e përsëri nuk kanë ngrohtësi të mjaftueshme.”, u shpreh Tërnava.

Ai shpalosi vizionin e tij për një zgjidhje të qëndrueshme dhe moderne për të gjitha lagjet:

“Prandaj, unë po propozoj një projekt të madh për Fushë Kosovën: ndërtimin e ngrohtores së qytetit me kogjenerim. Kjo do të thotë ngrohje më e lirë, më e pastër dhe më e sigurt për çdo lagje e familje. Kjo nuk është vetëm ide ime – është kërkesë e qytetarëve, është nevoja e përditshme e secilit prej nesh.”, ka shkruar ai.

VIDEO

Shpërndaje në: