Imri Ahmeti në Hallaq të Madh: Banorët kanë zgjedhur alternativën e zhvillimit dhe transparencës
Kandidati për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti, është pritur sonte nga banorët e Hallaqit të Madh.
Ahmeti përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se se qytetarët kanë konfirmuar mbështetjen e tyre dhe kanë treguar se kanë zgjedhur alternativën që garanton zhvillim, transparencë dhe përfaqësim, duke theksuar se kjo është dëshmuar edhe gjatë qeverisjes së tij.
“Sonte u pritëm në Hallaq të Madh nga banorët të cilët konfirmuan mbështetjen dhe treguan se kanë zgjedhur alternativën që garanton zhvillim, transparencë dhe përfaqësim, këtë edhe e kemi dëshmuar në qeverisje.Lipjani ec përpara!”, ka shkruar Ahmeti.
Postimi i plotë:



