Vdes ish-ushtari i UÇK, Pajazit Zymeri

Vdes ish-ushtari i UÇK, Pajazit Zymeri

Ka vdekur ish-luftëtari i UÇK, Pajazit Zymeri.

Baca Pajazit- Pajë ishte njëri nga veprimtarët e hershëm të çështjes kombëtare, shok e bashkëpunëtor i Kadri Zekës dhe bashkëveprimtarëve të kohës së ilegales.

Në emigracion ishte një zë i fuqishëm i kërkesave për të drejtat e shqiptarëve, veçanërisht i angazhuar për kauzën “Kosova Republikë”. Ai nuk kontribuoi vetëm me fjalë dhe propagandë përmes materialeve ilegale, por edhe kur e kërkoi nevoja e atdheut, u rreshtua përkrah luftëtarëve të lirisë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Edhe pas çlirimit të vendit, mbajti lidhje të ngushta me patriotët dhe njerëzit që i shërbyen atdheut.

Agenda e ceremonisë së varrimit: • 14:00 – Nisja e arkivolit nga shtëpia në fshatin Uglar. • 15:00 – Homazhe në hollin e Teatrit të Qytetit në Gjilan. • 15:30 – Mbledhja komemorative. • 16:00 – Nisja e kortezhit drejt Kodrës së Dëshmorëve, në Varrezat e Veteranëve të UÇK-së, në Gjilan.

Shpërndaje në: