Reali me dy mungesa të mëdha ndaj Bayernit
Ditë të vështira për klubin “Los Blancos” dhe trajnerin e tyre Zinedine Zidane, i cili do ti duhet të vazhdojë garën në kampionat dhe Champions League, pa dy nga mbrojtësit më kryesorë, siç janë Raphael Varane dhe Pepe.
Ky i fundit në derbin me Atleticon e Madridit, u detyrua të largohej nga fusha e blertë për shkak të një dëmtimi në brinjë, nga ana tjetër koha e rikuperimit për francezin Varane do të paktën një muaj.
Të vetmet alternativa që i kanë mbetur teknikut të Realit përgjatë këtij muaji, është dyshja Sergio Ramos dhe Nacho.
Ndalesa e parë është ajo e Champions League me Bayernin e Mynihut, më pas transferta me Sporting Gijon, për të vazhduar me takimin e kthimit me bavarezët.
23 Prilli është dita “El Classico” Real Madrid Barcelona, që me gjasa do të përcaktojë dhe fituesin e titullit kampion në La Liga, trofe që Los Blancos nuk e fiton që prej sezonit 2011-2012.



