Ardian Gjini përcjell mesazhin e shpresës në nisje të Tetorit Rozë në Gjakovë
Kryetari aktual i Gjakovës dhe kandidati për një mandat tjetër, Ardian Gjini nga AAK, ka marrë pjesë sot në aktivitetin e organizuar në nisje të Tetorit Rozë në Gjakovë, ku është përçuar mesazhi i shpresës për gratë që përballen me kancerin e gjirit.
Në një postim në Facebook, Gjini ka shkruar:
“🌸 Në nisje të Tetorit Rozë, sot në Gjakovë përçuam mesazhin e shpresës tek heroinat që luftojnë kancerin e gjirit.
Çdo grua që përballet me këtë sëmundje ka nevojë për mbështetjen tonë 🤝, dhe çdo hap i marshit të sotëm simbolizon solidaritetin tonë 👣. Mesazhi kryesor mbetet i qartë: zbulimi i hershëm shpëton jetë 🩺💪.
🙏 Faleminderit OJQ “Ia vlen të jetosh” për organizimin. Komuna e Gjakovës është gjithmonë pranë jush! 🏘️”, ka shkruar Gjini.



