Agim Aliu: Mbështetje e fuqishme për Ferizajn e gjeneratës tjetër nga gratë e profesioneve të ndryshme
Kandidati i PDK-së për kryetar të Ferizajt, Agim Aliu, ka shpërndarë një mesazh në rrjetin social Facebook, ku ka theksuar se vizioni për “Ferizajn e Gjeneratës Tjetër” po shtrihet në çdo cep të qytetit dhe po gjen mbështetje të madhe nga qytetarët, veçanërisht nga gratë e angazhuara në profesione të ndryshme.
Në postimin e tij, Aliu shkruan:
“Vizioni për Ferizajn e Gjeneratës Tjetër po shtrihet në secilën lagje, tek secili ferizajas, për çdo profesion, rrugë kjo që projekton e ndërton sukseshëm Ferizajn 2030 të avancuar në secilën fushë. Mbështetje e veçantë dhe e fuqishme për Ferizajn e Gjeneratës Tjetër vjen nga gratë, zonjat e profesioneve të ndryshme – themeli i familjes, shoqërisë e shtetit. FALEMINDERIT🙏🏻”, ka shkruar Aliu në Facebook.



