Ahmeti viziton Magurën, qytetëza e minatorëve bëhet epiqendra e fitores
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti, ka njoftuar se vizituar qytetëzën e minatorëve në Magure.
Ahmeti përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se Magurja është bërë epiqendra e fitorës.
“Në qytetëzën e minatorëve, aty ku dikur brezi i guximshëm, me grevat në minierë, mes tyre edhe babai im, ngritën zërin për lirinë e vendit, sot u ngritën sërish, por për një qëllim tjetër, zhvillimin e Magurës.Sot qytetarët e Magurës u bashkuan masivisht për programin e zhvillimit dhe për punën që duhet të vazhdojë, në mënyrë që Magurja të kthehet përsëri në qytetëzën e bukur të këtij rajoni.Kjo mbështetje dhe ky besim e bëjnë fitoren të pakontestueshme!Faleminderit Magurë”, ka shkruar Ahmeti.
Postimi i plotë:



