Besnik Osmani në Vragoli: Fitorja e LDK-së më 12 tetor është e pashmangshme

Besnik Osmani në Vragoli: Fitorja e LDK-së më 12 tetor është e pashmangshme

Kandidati për kryetar të Fushë Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besnik Osmani, ka njoftuar se ka vizituar familjen Sylejmani në Vrangoli.

Osmani përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se fitorja është e pashmangshme.

“Sonte na mirëpriti me shumë dashuri dhe respekt familja Sylejmani në Vragoli.Përkrahja e tyre e sinqertë dhe pa asnjë alternativë është dëshmi se qytetarët e dinë mirë drejtimin që duan.Me këtë përkushtim dhe me këtë besim, fitorja më 12 tetor është e pashmangshme! Faleminderit të gjithëve që po na besoni qeverisjen e mirë për komunën tonë,dhe shumë respekt për familjen Sylejmani!”, ka shkruar Osmani.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: