Agim Aliu në takim me drejtuesit e Shoqatës së Pedagogëve të Kulturës Fizike dhe Sportit Shkollor: Do të investoj në infrastrukturën sportive
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar komune në Ferizaj, Agim Aliu paraditen e sotme zhvilloi një takim me drejtuesit e anëtarët e Shoqatës së Pedagogëve të Kulturës Fizike dhe Sportit Shkollor në Ferizaj.
Aliu tha se së bashku me ta, biseduan rreth vizionit për fuqizimin e sportit shkollor dhe investimet në infrastrukturën sportive.
Ai gjithashtu tha se do të investojë në infrastrukturën sportive siç është Kompleksi Sportiv Shkollor që garanton zhvillimin e qëndrueshëm të sportit shkollor si dhe shumëfishon hapësirat me kushte moderne për zhvillimin e sportit shkollor.
Përveç këtij takimi, ai së fundmi pati edhe një takim tjetër me banorët e lagjes Berisha në Greme.
Aliu tha se me 12 tetor, do të kemi një fitore të thellë në Greme e poashtu edhe në gjithë Ferizajin.
Postimet e plota të Aliut në Facebook:



